Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit Kolegji AAB si institucion lider i arsimit të lartë në të gjitha trojet shqiptare, përmes Programit të Bursave, ka vendosur që për të gjithë maturantët e interesuar për studime universitare të ofrojë 100 bursa të plota studimi për një vit akademik.
Kush mund të aplikojë në këtë program?
Në Programin e Bursave mund të aplikojnë të gjithë maturantët të cilët kanë mbaruar me sukses testin e maturës dhe nuk kanë vendosur ende se ku do të studiojnë. Kjo është një mundësi e artë sepse Kolegji AAB ofron bursa në 17 programe shumë të kërkuara studimore në nivelin bachelor.
Programet studimore në të cilat ofrohen bursa në këtë afat të regjistrimit janë:
| Emri i programit | Numri i bursave |
| Administratë Publike | 5 |
| Juridik i Përgjithshëm | 10 |
| Kulturë Fizike dhe Sport | 10 |
| Banka, Financa dhe Kontabilitet | 5 |
| Menaxhment | 10 |
| Marketing dhe Biznes | 5 |
| Gjuhe Angleze | 10 |
| Programim | 2 |
| Produksion Medial | 5 |
| Komunikim Masiv dhe Gazetari | 7 |
| Produksion Medial | 5 |
| Teknik i Radiologjisë | 1 |
| Psikologji | 7 |
| Arkitekturë | 3 |
| Përkujdesi dhe Mirëqenie e Fëmijëve | 5 |
| Piktura dhe Artet Vizuele | 10 |
| Muzikologji | 3 |
| Dizajn i Lojërave dhe Animacion | 5 |
Si mund të aplikoni?
Mënyra e aplikimit është e thjeshtë. AAB ka krijuar një platformë të veçantë në të cilën ju mund të lini të dhënat tuaja përmes të cilave do të kontaktoheni për procedurat e mëtejme.
Linku i aplikimit: https://scholarship.aab-edu.net/
Kur është afati i aplikimit?
Afati i aplikimit për Programin e Bursave në Kolegjin AAB është i hapur nga data 04 shtator – 13 shtator 2024 (ora 24:00).
Cila është procedura e përzgjedhjes për bursë?
Pas periudhës së aplikimeve, aplikantët do të ftohen në testim ku varësisht nga fusha e përzgjedhur e aplikimit do t’ i nënshtrohen testit me njohuri bazike nga ajo fushë. Kandidatët do të pranojnë sms për kohën e testimit, i cili do të mbahet më 16 shtator 2024.
Programi i Bursave është edhe një mundësi më shumë për të gjithë ata që janë të interesuar që nesër të kenë një diplomë kredibile në duart e veta.
Kolegji AAB mirëpret të gjithë aplikantët dhe ju uron suksese!