Edhe muzika akuzmatike pjesë e Festivalit “PAAF 2018”

6 Maj 2018

Me një përjetim të veçantë që sillnin tingujt dhe imagjinata e lundrimit në hapësirë, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, në kuadër të festivalit PAAF 2018, u dha koncerti autorial me muzikë akuzmatike, i kompozitores Donika Rudi, mësimdhënëse në Kolegjin AAB.

Koncerti u performua përmes sistemit oktafon prej 8 altoparlantësh.

Donika Rudi, kompozitore e specializuar në muzikë akuzmatike, elektroakustikë dhe instrumentale, studimet për kompozim i ka përfunduar në Geneva Music Conservatorium në Zvicër, ndërsa studimet postdiplomike në Royal Conservatorium of Mons, në Belgjikë.

Kiliko linkun më poshtë…

https://www.facebook.com/AAB.edu/videos/1979287232104398/

Share: