Rina Doda dhe Leutrina Bajrami kanë përfunduar studimet në fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ato tashmë janë angazhuar në punë praktike në Zyrën për Zhvillim të Teknlogjisë në Kolegjin AAB.
Ato pohuan se AAB është vend i mundësive për ngritje profesionale dhe se krahas angazhimeve të vazhdueshme për të siguruar studime cilësore, një rëndësi të veçantë i kushton edhe përparimit teknologjik, gjithmonë duke i përfshirë edhe studentët.
Një nga sektorët më të rëndësishëm organizativ në Kolegjin AAB është Shërbimi i Teknologjisë Informative (TI). Si lider në arsimin e lartë jopublik, Kolegji AAB mban primatin edhe në zhvillimin e infrastrukturës teknologjike në institucionet e arsimit universitar.
Kujtomë se Rina dhe Leutrina në kuadër të programit Erasmus + kanë gëzuar edhe bursën e plotë të studimeve nga Kolegji AAB për të vijuar një semester në fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Lituani.
Për më shumë kliko videon më poshtë,
https://www.facebook.com/AAB.edu/videos/2114405991925854/