Sot, Programi i Infermierisë së Përgjithshme në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB mirëpriti dy ekspertë të shquar ndërkombëtarë në fushën e infermierisë dhe kërkimeve shkencore, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre të vlefshme me studentët tanë.
Me një karrierë të pasur prej mbi 30 vitesh dhe ekspertizë në infermieri, kërkime shkencore dhe edukim, Prof. Notarnicola, PhD, MScN, RN, FFNMRCSI, mbajti një ligjëratë mbi “Evaluimin e Artikujve Shkencorë”. Ai theksoi rëndësinë e metodologjive të avancuara shkencore dhe vlerësimit kritik për të avancuar profesionin e infermierisë. Roli i tij si Profesor i Asociuar në Universitetin Enna “Kore” dhe bashkëpunimet me institucione të tjera ndërkombëtare reflektojnë përkushtimin e tij për edukim dhe kërkime shkencore të cilësisë së lartë.
Një lidere e njohur në kërkime dhe edukim në kujdesin shëndetësor, Prof. Joanne Brooke, Drejtoreshë e Qendrës për Kujdesin Social, Shëndetin dhe Kërkimet e Ndërlidhura në Mbretërinë e Bashkuar, ndau përvojën e saj përmes një ligjërate mbi “Publikimin e Disertacioneve dhe Kërkimeve Shkencore”. Me përvojën e saj si Editore e Journal of Advanced Nursing dhe angazhimin për etikë dhe inovacion, ajo i frymëzoi studentët për të ndjekur standarde të larta akademike dhe profesionale.
Studentët e infermierisë patën një mundësi unike për të përfituar nga ekspertiza ndërkombëtare e këtyre dy personaliteteve të shquara, duke zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tyre për të ndjekur një karrierë me ndikim në kujdesin shëndetësor.
Kolegji AAB është i përkushtuar të promovojë bashkëpunime ndërkombëtare që sjellin eksperienca të vlefshme për studentët dhe kontribuojnë në avancimin e shkencave mjekësore dhe praktikës profesionale.
Së bashku për të ndërtuar të ardhmen!
#AABCollege #Infermieria #BashkëpunimeNdërkombëtare #EdukimiCilësor #IppolitoNotarnicola #JoanneBrooke #ArsimiShëndetësor